Ndërpritet mbledhja për Tahirin, mediat nxirren jashtë

Ndërpritet mbledhja për Tahirin, mediat nxirren jashtë
Mbledhja e deputetëve të Komisionit të Rregullores dhe Mandateve për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, është ndërprerë pasi ish-ministri i Brendshëm ka përfunduar me pyetjet drejtuar prokurorisë.

Drejtuesi i mbledhjes, Gramoz Ruçi, lajmëroi për 10 minuta pushim.

Mediat e pranishme u urdhëruan të lënë sallën, pasi në vijim prokuroria do të paraqesë të dhëna që përbëjnë sekret hetimor. /a.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: