Nëse fiton sot, Zidane thyer rekordin e Guardiolës

Nëse fiton sot, Zidane thyer rekordin e Guardiolës
Zinedine Zidane tashmë është shumë afër thyerjes së rekordit të vendosur nga Guardiola gjatë kohës kur drejtonte Barcelonën me më shumë fitore jashtë fushe.

Në ndeshjen e sotme ndaj Getafes nëse Real-i ja del të fitojë atëherë Zidanë do të arrijë 13 ndeshje radhazi me fitore duke u bërë kështu skuadra e parë në historinë e La Ligas që fiton kaq ndeshje radhazi në udhëtim.

Këtë rekord e mbanë Barcelona e Guardiolas e cila kishte arritur 12 fitore radhazi jashtë shtëpisë në sezonin 2011/12 në kampionatin Spanjoll, aq sa ka tani edhe Reali i Zinedine Zidane.

Duhet të përmendet fakti se Zidane nuk do ta ketë aq të lehta pasi ka rreth 8 mungesa të formacionit bazë që nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjen e sotme. /f.ç/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: