Njihuni me disa nga libraritë e botës që na rrethon...dhe shihni se ku jemi në të vërtetë!

Njihuni me disa nga libraritë e botës që na rrethon...dhe shihni se ku jemi në të vërtetë!
Vende të zhvilluara si SHBA, Gjermania, Belgjika, Austria, apo vendet me histori të lashtë, si Egjipti, e deri te ish-vendet komuniste si Letonia, të gjitha, pavarësisht nga historia madhësia apo zhvillimi ekonomik, duket sikur në udhëtimin e tyre nuk ecin dot pa kujdesin dhe investimet që kërkon dija.

Janë vende që kanë investuar dhe investojnë për të pasur universitete e biblioteka, duke menduar që edhe ndërtesa më e bukur e qytetit të tyre dhe më e vizituara duhet të jetë pikërisht libraria, me qëllim që të tërheqë sa më shumë vizitorë e lexues, kryesisht të rinjtë.

 A ka Shqipëria përqasje me oborre të tilla që afrojnë dije?

Një panoramë e disa prej librarive dhe bibliotekave në botë flet qartë...  

Libraria e Filologjikut, Universiteti i Lirë i Berlinit, Gjermani

Libraria e Filologjikut në Universitetin e Lirë të Berlinit iu besua Norman Foster. Ai fillimisht nisi të mendojë se ku duhet të jetë ndërtesa që njerëzit të pëlqejnë më tepër të lexojnë. Ai bëri një pikturë poshtë një peme, projektoi ndërtesën dhe Gjermania e ndërtoi atë në vitin 2005. Tani Libraria njihet si “Truri i Berlinit”. Foster e përshkroi me fjalët “Kjo ndërtesë punon me botën jashtë.”

Libraria Kombëtare, Riga, Letoni

Libraria Kombëtare e Letonisë, e ndërtuar në kryeqytetin Riga, është pasqyrë e Detit Baltik. U themelua në vitin  1919, një vit pas ky shtet fitoi pavarësinë, edhe pse në vitin 1940 e humbi sërish statusin për shkak të pushtimit nga BS. Në vitin 1990, Letonia e fitoi sërish pavarësinë dhe puna nisi menjëherë për rindërtimin e librarisë. U projektua nga arkitekti me origjine letoneze  Gunnar Birkerts. Ndërtesa e re përfundoi në vitin 2014, vit kur Riga u bë Kryeqyteti i Kulturës Europiane. Brenda simbolit të ri të forcës së dijes, letonezët vrapuan dhe mblodhët libra nga të gjitha anët për t’i grumbulluar ato në një ndërtesë që tashmë u përket të gjithëve, në radhë të parë dijes së kombit.

Biblioteka e Aleksandrisë, Egjipt

Jul Casari kurrë nuk kishte ndërmend të digjte librarinë antike të Aleksandrisë. Ai ishte gati të digjte anijet dhe gjithçka tjetër, por akti i tij i zjarrvënies shkaktoi një nga ngjarjet më të rënda, ende të debatueshme, dhe më të mistershme që bota ka parë ndonjëherë. Gjysmë milion vepra e shkrime antike humbën përgjithmonë dhe gjysma tjetër u dogj. Asgjë nuk i kthen më ato libra, por Aleksandria ka një librari të re, një nga më të bukurat që ka bota. E ndërtuar në vitin 2002 nga arkitekti norvegjez Snohetta, me e bukura e saj qëndron brenda. Përveç librarive arabe e franceze aty gjendjen edhe 13 qendra të kërkimit akademik (edhe një qendër e Studimeve Islamike) si dhe 15 ekspozita të përhershme. Aty gjenden edhe historia pesëmijëvjeçare e Egjiptit. Kjo biblotekë tërheq rreth 1.5 milion vizitorë në vit.

Libraria Teknologjike e Universitetit të Brandenburg, Cottbus

E themeluar në vitin 1991, një vit pas ribashkimit të Gjermanisë, Universiteti i Teknologjisë së Brandenburg rivitalizoi qytetin Lindor Gjerman të Cottbus. E ndërtuar në vitin 2004 nga arkitektët zviceranë të kompanisë “Herzog & De Meuron”, ajo konsiderohet ndryshe si Kulla moderne Babel, zbukuruar me shkronja të një sërë gjuhëve të tjera. Pamja e jashtme duket elementare por brenda është ndër me modernet, sa frymëzuese aq edhe tërheqëse për lexuesit e shumtë.

Libraria e Sir Duncan Rice, Universiteti i Aberdeen

Ashtu si shumë qytetet skoceze, Aberdeen has kudo blloqe jo edhe aq të bukura ndërtesash. E hapur nga Mbretëresha Elizabeta II në vitin 2012, kjo shtatë-katëshe monolite konsiderohet një ndër ndërtesat më të bukura, krahasuar me një far, që lidh qytetin me detin. Arkitektët danezë Schmidt Hammer Lassen kanë bërë një përqasje të guximshme me ndërtesën po aq madhështore sa Biblioteka Mbretërore në Kopenhagë. Fasada zigzag gjithashtu i përshtatet ndryshimit të dritës dhe temperaturës.

De Krook, Gent, Belgjikë

De Krook, Gent, qyteti i njohur i Belgjikës ku studiojnë shumë studentë është aq i bukur sa edhe Bruges. Në kontrast me monumentet antike, De Krook, u ndërtua si shtëpi e hapur për dijen dhe inovacionin, por përfshin brenda edhe librarinë e këtij qyteti. Projektuar nga arkitektët lokalë kjo ndërtesë e dijes konsiderohet tashmë ndryshe si “ballkoni i qytetit”, ku studentët e të rinjtë kalojnë një pjesë të mirë të kohës.

Libraria e Birmingemit, Britani  

Libraria e Birmingham, pas shumë debateve në vitin 2013 iu nënshtrua rikonstruksionit nga një arkitekt holandez, Mecanoo. Taksapaguesve britanikë iu kushtoi mbi 200 milionë euro investimi, por shumë shpejt ata u dashuruan me pamjet mahnitëse që i dha ndërtesa qytetit. Libraria është kthyer tashmë një ndër vendet më tërheqëse të Britanisë, me afro 2 milionë vizitorë çdo vit.

Libraria Qendrore Seattle, SHBA  

Në vitin 1997, Seattle akordoi 200 milion dollarë për të rilindur 27 libraritë publike. Më shumë se gjysma e këtij buxheti u shpenzua për Librarinë Qendrore, që u hap në vitin 2004. E ndërtuar nga një firmë holandeze, “Office for Metropolitan Architecture” (OMA), fasada e saj prej qelqi po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë e po krijon komoditet për të lexuar 1.5 milion librat që gjenden në të. Kjo librari numëron 2 milion vizitorë në vit.

Libraria e Universitetit të Vjenës, Austria

Libraria dhe Qendra e Leximit, Universiteti i Vjenës, Austri, u projektua nga Zaha Hadid i lindur në Bagdad por që jetoi në Britani. Kur ai vdiq në moshën 65-vjeç, bota humbi një nga arkitektët më provokativ dhe dramatikë. Ai projektoi kampusin ekonomik në zemër të Vjenës dhe ndërtesën e librarisë së kryeqytetit austriak, që shihet si një nga ndërtesat dhe vendet të tërheqëse për njerëzit.

Përgatiti: a.muraçi

Shpërndajeni me miqtë tuaj: