Njihuni me disa nga vendet me ngjyrat më të bukura në Planet! Foto

Njihuni me disa nga vendet me ngjyrat më të bukura në Planet! Foto

Mund të gjesh ngjyra kudo që shkon, po ka vende që të lënë kujtime më të gjalla e të paharrueshme në jetë. Nëse po kërkoni të zhytni veten në gjallërinë e kaleidoskopit të botës, kemi disa sugjerime për ju. 

Nga një liqen i papritur në ngjyrë rozë, në Republikën Dominikane në Shpellat e Kristalit në blu akulli të Islandës, te festivali Holi i Indisë, ka vende nëpër botë që vetëm presin t’i eksploroni!

Fushat e Livandës, Francë 
Nëse lulet erëmira nuk të joshin, deti i vjollcës patjetër që do e bëjë. Imagjinoje veten të zhytur krejt në renë e këndshme lejla.

Liqeni Hillier, Australi
Ngjyra rozë e këtij liqeni vjen nga përqendrim i lartë i kripës dhe organizmave që jetojnë brenda tij, të quajtura halobakterie.

Shpellat e Mermerit, Kili 
Këto shpella ndryshojnë ngjyrë në varësi të ngjyrës së ujit. Lakoret e buta të mureve shkëmbore e bëjnë të lehtë depërtimin e dritës së diellit, duke pasqyruar blunë poshtë.

Fushat e tulipanëve, Holandë 
Çdo pranverë, radhë pas radhësh, tulipanët lulëzojnë nëpër të gjithë Holandën. Bëni një udhëtim në këtë vend nga marsi apo prilli dhe do gostiteni me një skenë të rrallë.

Shpellat e Kristalit, Islandë 
Këto shpella të endura përmes akullnajës Vatnajökull janë një destinacion i madh i turistëve që kërkojnë një kujtim pushimesh të paharrueshëm. Këta tunele akulli ndryshojnë vazhdimisht, ndaj duhet t’i vizitoni me një guidë të specializuar.

Rruga "Luis de Camōes", Águeda, Portugali
Kjo rrugë e ngushtë në veriperëndim të Portugalisë është bërë subjekt i shumë postimeve në Instagram, falë çadrave shumëngjyrëshe që sigurojnë hije për kalimtarët.

"Great Barrier Reef", Australi
Nëse mendoni se gjërat bëhen me ngjyra mbi tokë, prisni të shihni botën nënujore që është 
Great Barrier Reef. Ka diçka rreth atyre peshqve plot ngjyra që jetojnë mes shkëmbinjve a të bën të ndihesh sikur ke mbërritur në një univers tjetër.

Liqeni Natron, Tanzani
Ky liqen me sodë dhe kripë në veri të Tanzanisë mund të jetë vdekjeprurës për disa kafshë. Sipas Live Science, balanca e pehazhit të ujit alkalin është e mjaftueshme për të djegur gjithçka që tenton të notojë në të. Është po ky nivel i lëndës toksike që i jep pamjen e kuqe të plasaritur.

Burimi Grand Prismatic, Parku Kombëtar i Yellowstone 
Ky burim me ujë të nxehtë në Parkun e Yelloëstone është më i thelli në park. E ka marrë emrin nga ujërat në të gjelbër të thellë me të cilat është mbushur, duke i dhënë pamjen e një tuneli pambarim drejt brendësisë së Tokës.

Festivali Holi, Indi
Njerëzit nëpër botë mblidhen bashkë për të kremtuar festën Hindu të Holit ose “Festivalin e ngjyrave” , që shënjon nisjen e pranverës. Një nga aktivitetet më argëtuese është hedhja e pudrave me ngjyrave mbi njerëzit, gjë që krijon një rreth njerëzor ngjyrash.

Rruga Targui, Chefchouen, Marok 
Megjithëse lagjet e Marokut janë vetë plot ngjyra, asgjë nuk e konkurron qytetin të veshur në blu të Chefchouen-it. Çdo rrugë dhe ndërtesë këtu është e lyer me nuanca të ndryshme të blusë. Qyteti ka qenë i mbyllur për të huajt për 500 vite, por tashmë mirëpret udhëtarët në kërkim të parajsës blu me krahë hapur.

Dallga, Coyote Buttes, Arizona
Ky formacion me gur ranor është i lyer në nuanca të së kuqes tullë dhe së verdhës së artë, duke i ndryshuar ngjyrat aq shpejt sa edhe ndryshimet klimaterike. Në varësi të kohës që e vizitoni- agim, perëndim, ngrysje- do të merrni një paletë krejt të ndryshme ngjyrash.

 Cinque Terre, Itali
Këto ndërtesa pasteli takohen me detin në një skenë përrallore në anë të shkëmbit. Pamjet mët ë mira janë kur bregdeti ndriçohet natën duke u dhënë dritë ngjyrave të buta nën blunë e thellë të qiellit.

[caption id="attachment_57632" align="aligncenter" width="1024"] /m.j/[/caption]

Shpërndajeni me miqtë tuaj: