“Nuk e di nëse vajza ka arritur ta kuptojë nocionin baba”, Rezarta Shkurta përlotet në studio për Ermalin

“Nuk e di nëse vajza ka arritur ta kuptojë nocionin baba”, Rezarta Shkurta përlotet në studio për Ermalin
Rezarta Shkurta emocionohet dhe nuk flet dot gjatë kur pyetet për bashkëshortin e saj Ermal Hoxha, nipi i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha. Ermali është arrestuar prej gati dy vjetësh dhe vazhdon të vuajë dënimin si pjesë e grupit të kokainës, që u kap në fshatin Xibrakë të Elbasanit.

“Kur ndodhi ngjarja, atë kohë isha shumë e dehur, e mpirë, e hutuar për ta kuptuar çfarë po ndodh. Ne kishim vajzën 1 vjeçe. Ishim në kulmin e lumturisë. Ishte shumë e vështirë është pak ta thuash..." tha ajo e përlotur e ftuar në Pasdite, Top Channel, duke rrëfyer marrëdhënien me të, tashmë larg njëri-tjetrit.

Ajo tha se njeriu që u jep më shumë forcë, si Rezartës dhe Ermalit; është vajza e tyre Hera.

“Nuk e di nëse ajo ka arritur ta kuptojë nocionin baba! Edhe ajo ditët e para kur ndodhi ngjarja as nuk hante, as nuk flinte mirë", tregoi e Rezarta, e cila  gjatë bisedës lotët nuk e lënë të komentojë ditët e Herës pa babain, takimet e Rezartës me bashkëshortin dhe surprizat e ditëlindjeve. E sigurt që ai po e ndiqte nga qelia intervistën e saj, Rezarta i ka thënë publikisht "Te dua".

Lidhur mbi marrëdhëniet me prindërit e Ermalit sidomos me vjehrrën, ajo tregoi se e ndihmon me vajzën dhe se kanë një raport shumë të mirë.

Rezarta Shkurta mbi raportet me miqtë, artistët dhe karrierën si këngëtare përmendi Elgit Dodën dhe konfirmon lidhjen e tij me Klea Hutën.

/a.m/

loading...
loading...