Nuk mjaftoi dopieta ndaj Suedisë, Arjen Robben i jep lamtumirë Holandës

Nuk mjaftoi dopieta ndaj Suedisë, Arjen Robben i jep lamtumirë Holandës
Arjen Robben, kapiteni i Holandës, tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar në të njëjtën natë kur ai shënoi dy golat e fitores ndaj Suedisë.

Robben realizoi dy gola për Holandën, që mundi Suedinë në Amsterdam të martën në mbrëmje, por kjo fitore nuk mjaftoi. Franca u kualifikua e para e grupit, Suedia në play-off si e dyta, falë golavarazhit më të mirë se holandezët.

Holandës i duhej të fitonte me shtatë gola diferencë ndaj Suedisë, që të siguronte një vend në “Play-off”, ndërkohë që në 14 vjet karrierë Robben ka njohur suksese por edhe dështime.

Ai shënoi 37 gola në total dhe dha 29 asiste në 96 ndeshje që luajti për vendin e tij.

Skuadra e tij kombëtare u shpall nën-kampione bote në vitin 2010 dhe e treta e botërorit të fundit, por mbeti jashtë Euro 2016 dhe Rusi 2018.

Robben në momentin e lamtumirës me zor përmbajti lotët, ndërkohë që në radhët e ekipit të tulipanëve pritet një revolucion i vërtetë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: