Operacioni/ Bastisen fabrikat e kanabisit në Angli, bien në pranga 10 shqiptarë

Operacioni/ Bastisen fabrikat e kanabisit në Angli, bien në pranga 10 shqiptarë
Dhjetë shqiptarë u arrestuan si pjesëtarë të një bande të dyshuar droge, teksa kishin ndërtuar edhe fabrika kanabisi në të gjithë Gloucestershire.

Një ekip prej rreth 50 oficerë bastisën pesë ambiente të kontrolluara nga bandat shqiptare dhe bastisën gjashtë fermat të drogës në orët e para të ditës së djeshme.

Pas një hetimi të fshehtë tetë-mujor, një ekip prej rreth 50 oficerësh bastisën edhe pesë lokalet e kontrolluara nga banda shqiptare.

Kanalet e kanabisit ishin shtrirë në Linden Road në Gloucester, Rruga Nelson në Tredworth, Xhennete Marsh në Cheltenham, Arthur Street në Gloucester dhe St Philip's Close në Hucclecote.

Katër vetë u arrestuan të dyshuar si furnizues droge të klasës B dhe gjashtë vetë u arrestuan me dyshimin për të njëjtën vepër, në fabrikat e kanabisit.

Adresa “Tredworth High Street” përmbante katër dhoma me bimë kanabisi në dy kate. Kati i parë kishte më shumë se 40 bimë.

Fabrika kishte një sistem nxjerrjeje, termometra të varur dhe dritë-hije reflektuese.

Veprimi i policisë ishte pjesë e Operacionit “Cleveland”, një përpjekje për të frenuar bandat shqiptare të drogës, trafikimin e qenieve njerëzore dhe skllavërinë moderne në Gloucestershire.

Para operacionit zyrtarët e policisë u ndanë në pesë skuadra, secila prej të cilave bastisi një nga adresat e kontrolluara nga bandat, rreth orës 5.30.

Secila pastaj u zhvendos nëpër fermat e  kanabisit menjëherë pas orës 6 të mëngjesit.

Të gjithë të arrestuarit deklaruan se ishin nga Shqipëria. Askush nuk pretendoi të ishte viktimë e ndonjë rrjeti trafiku.

Inspektori Jason Keats përshkroi kushtet e atyre që jetojnë në dhomat e drogës si “jo ideale”.

DCI MacKay tha se për njerëzit që jetonin atje kushtet ishin shumë tw këqija.

“Ne do të vazhdojmë të shohim mundësinë që ata të jenë viktima të skllavërisë”.

“Mendoj se operacioni ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm. Ne kemi shkatërruar një bandë të krimit të organizuar në Gloucestershire.”

Policia ndaloi hapjen e barit në “Eastgate Street në Gloucester” për shkak të niveleve “jashtëzakonisht të larta” të krimit.

“Ne kemi lejuar komunitetin të jetojë aty pa u shqetësuar se pranë tyre ndodhej një fabrike kanabisi”.

Inspektori Keats zbuloi se disa prej të arrestuarve ishin të dyshuar për dokumentacione të rreme italiane.

Duke folur në konferencën e policisë, DCI Gavin Webb tha se fabrikat e kanabisit janë toka pjellore ku shfrytëzohen njerëzit e punës.

“Ata nuk kanë qasje në pasaportat e tyre. Janë në një vend të huaj dhe nuk janë në gjendje as të flasin gjuhën tonë. Ne jemi këtu për të mbështetur këta njerëz.”

Artikulli e foto marrë nga: gloucestershirelive.co.uk

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: