Partizani dy shtylla por asnjë gol ndaj Lushnjës, rrezikon shkarkimin trajneri juliano

Partizani dy shtylla por asnjë gol ndaj Lushnjës, rrezikon shkarkimin trajneri juliano
Skënderbeu fiton duelin e parë me Kukësin kampion në fuqi, 2-1 sërish një nga rivalët kryesorë për titullin kampion këtë sezon, madje në “Zeqir Ymeri”. Me këtë fitore Skënderbeu mori kryesimin e kampionatit pas javës së katërt.

Një ekip tjetër që konsiderohej pretendent, Partizani, barazoi pa gola me Lushnjë në “Selman Stërmasi”, në ndeshjen e fundit të javës së katërt.

Dy shtylla me Atanda e Sukaj në fund nuk ndryshojnë fatin e ndeshjes.

Ky barazim e lë Partizanin në vend të fundit. Përpjekjet e kryeqytetasve për të gjetur golin e fitores dështuan deri në fund, çka konfirmon krizën e të kuqve, që me shumë gjasa do ta analizojnë për të kërkuar edhe shkarkimin e trajnerit italian Mark juliano. Asnjë fitore, asnjë gol në plot 360 minuta konfirmojnë momentin negativ pë Partizanin.

Partizani-Lushnja 0-0

Partizani: Hoxha, Progni, Krasniqi, Atanda, Kotobelli, La Kamera, Batha, Trashi, Adorjan (Herrera 67′), Xhixhiua (Sukaj 54’), Bardhi (Vila 81’) Trajner: Mark Iuliano

Lushnja: Spaho, Ruço (Magani 67’), Xhafa, Marku, Mone, Branica, Gava, Papa, Canka (Alushi 83’), Pepa, Sefa. Trajner: Artan Bano

Gjyqtar: Ardian Beqiri

Shpërndajeni me miqtë tuaj: