Partizani i Beogradit vjen i blinduar në Elbasan, policia kontroll çdo tifozi

Partizani i Beogradit vjen i blinduar në Elbasan, policia kontroll çdo tifozi
Ndeshja Skënderbeu - Partizani i Beogradit, në Elbasan Arena”, do të tërheqë vëmendjen e një ndeshje të kombëtares nga autoritetet vendase të sigurisë.

Ndeshja  e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League, te enjten ora 21.05, do të jetë ndeshja e tretë për Skënderbeun, që ka ashtu si edhe ekipi serb, ka vetëm një barazim pas dy ndeshjeve të para.

Partizani i Beogradit, gjithsesi, për shkak të së kaluarës mes dy vendeve ka tërhequr vëmendjen e policisë që ka marrë masa të forta edhe pse kjo ndeshje nuk konsiderohet si një shans për të shprehur shenja nacionaliste apo urrejtje nga kampi korçar, ose tifozët e tjerë shqiptarë.

Gjithsesi, për t’i paraprirë çdo situate të pazakontë, është bërë identifikimi i personave problematikë nga policia, që mund të shkaktojnë trazira.

Përpara futjes në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena” do të kontrollohen imtësisht të gjithë personat si dhe pankartat që tifo-grupet do të mbajnë me vete, në mënyrë që të evidentohet çdo lloj mesazhi që mund të ketë përmbajte politike, etnike ose racore. Në mbështetje të Policisë Vendore Elbasan do të jetë Renea e Forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Tiranës.

Duhet vlerësuar se edhe Skënderbeu po e pret këtë ndeshje, si të tjerat, pa i dhënë asnjë nxitje për të krijuar incidente në fushë apo në stadium.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: