PD dhe LSI hartojnë planin me 22 faqe lidhur me kërkesën e Prokurorisë për Tahirin

PD dhe LSI hartojnë planin me 22 faqe lidhur me kërkesën e Prokurorisë për Tahirin
Dy partitë më të madha të opozitës, Partia Demokratike dhe LSI kanë hartuar një raport prej 22 faqesh lidhur me pranimin e kërkesës nga prokuroria për për hetimin dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjatë draftit që do të kërkohet të votohet ditën e mërkurë, thuhet se pas shqyrtimit të akteve dhe diskutimit të çështjes, seanca plenare e Kuvendit, duhet t’i rekomandohet miratimi i dhënies së autorizimit për “Arrestimin ose heqjen e lirisë, si dhe për të ushtruar kontroll personal  dhe  të  banesave  të  deputetit Saimir Tahiri.

Gjatë raportit bëhet një panoramë e ngjarjeve nisur nga Tetori 2017 ku u arrestua kreu i grupit kriminal Moisi Habilaj në Itali si dhe pjestarët e tjerë të grupit “Habilaj”.

“4 vjet kishin zhvilluar qetësisht trafikun ndërkombëtar të drogës, për bisedat midis familjarëve Habilaj dhe anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, që dëshmonin për kontakte të shpeshta me deputetin Saimir Tahiri dhe për lidhje të ngushta me të, gjer tek dhënia e dhuratave dhe e shpërblimeve të paligjshme, për veten, familjarët dhe partinë politike të tij që t’i përdorte për zgjedhje, si pasojë e krijimit prej tij të mbështetjes dhe lehtësimit për trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve” thuhet gjatë raportit.

Ndërkohë raporti PD-LSI vijon lidhur me implikimin e Saimir Tahirit me vëllezërit Habilaj konkretisht duke pasur lidhje të ngushta përmes shpërblimeve të cilat sipas raportit kanë arritur të bëjnë të mundur, krijimin e kushteve për kultivimin në sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike në Shqipëri, transportimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacion jashtë shtetit, me skafe, peshkarexha dhe automjete, ndër të tjera makina Audi me targe AA003GB.

Në raport përmendet gjithashtu edhe posti i ish-ministrit Tahiri i cili mbështeste, sipas raportit, veprimtarinë kriminale të grupit të strukturuat me strukturat e policisë së shtetit, kryesisht ato të Drejtorisë së Qarkut Vlorë, por jo vetëm nisur nga fakti se deputeti Saimir Tahiri, kontrollonte dhe drejtonte shërbimet e policisë së Shtetit, për shkak të funksionit që ushtronte në atë kohë, pikërisht atë të Ministrit të Brendshëm.

Sipas opozitës Kuvendi, në cilësinë e pushtetit legjislativ, në këtë lloj procedure ka vetëm një detyrë: të sigurojë që deputeti në procedurë të mos jetë peng i përdorimit abuziv politiko-partik për shkak të veprimtarisë së tij parlamentare. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: