Peleshi takon peshkatarët në portin e peshkimit në Durrës: Strategjia jonë në mbështetje të këtij sektori

Peleshi takon peshkatarët në portin e peshkimit në Durrës: Strategjia jonë në mbështetje të këtij sektori
Gjatë një takimi me peshkatarët në portin e ri të peshkimit në Durrës, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, u shpreh se strategjia e qeverisë është të mbështesë sektorin dhe të uli kostot. Ai tha se heqja e aksizës së naftës i dha një impuls këtij sektori.

“Gjithë strategjia jonë e mbështetjes së këtij sektori është si të ulim kostot. Ulja e kostove arrihet përmes uljes së kostove finaciare, por edhe kostove burokratike, apo administrative. Heqja e aksizës për naftën, për peshkimin, tregoi që menjëherë i dha një impuls këtij sektori. Sot brenda këtij viti në paketën e re fiskale, pra ne sot po punojmë që në paketën fiskale për vitin 2018, të futim përjashtimin nga tatimi i vlerës së shtuar për gjitha mjetet e bordeve të anijeve” tha Peleshi.

Ndërkohë ministri i garantoi peshkatarëve se ky port do të jetë në shërbim të anijeve të peshkimit dhe nga asnjë lloj mjeti tjetër.

“Së pari dua ta them që jemi në një port, në një investim të ri, që i cili vetëm sot në fakt ka filluar të përdoret nga anijet e para, nga dy anije të peshkimit, për shkak se ka qenë i okupuar nga mjete të tjera, jahte private e të tjera, që nuk kanë lidhje me qëllimin për të cilin ky port është ndërtuar.  Unë po e them sot dhe natyrisht do ta dëgjojnë dhe strukturat tona shtetërore, policia kufitare etj, që ky port nga sot e në vazhdim, duhet të mbahet i paprekur nga asnjë lloji mjeti tjetër, përveçse nga ato për të cilat është ndërtuar, pra nga anijet e peshkimit” tha ministri Peleshi.

Ndërkohë, vitin e ardhshëm qeveria do të ndërtojë markatën e Shëngjinit, një investim që do të shkojë rreth 1 milion euro. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: