Për herë të fundit “Më mbaj”, edhe 24 orë nga surpriza e rikthimi i Elhaidës

Për herë të fundit “Më mbaj”, edhe 24 orë nga surpriza e rikthimi i Elhaidës
Me një foto disi të pazakontë Elhaida Dani  është gati të rikthehet në tregun shqiptar të muzikës me një këngë të re, një stil i veçantë, e ka si qëllim për të korrur një tjetër sukses të zakonshëm.

Këngëtarja e talentuar dhe e njohur shqiptare Elhaida Dani do të rikthehet pas një mungese të gjatë me këngën e saj më të re, në tregun shqiptar.

Nesër më 2 tetor, këngëtarja ka bërë publik ditën kur edhe do të lancojë këngën e saj më të re, që pritet të jetë një surprizë për publikun shqiptar.

Elhaida Dani nuk ka publikuar asnjë këngë në dy vitet e fundit, por ka qenë tepër entuziaste me këngë e re, e bindur për suksesin që do të ketë.

Mësohet se për këtë këngë Elhaida Danit i është dashur kohë.

Ajo u bë e njohur pak vite më parë kur fitoi “The Voice of Italy” , që i hapi më pas rrugë triumfit në Festivalin e Këngës në RTSH. Me këngën “I’m Alive” Elhaida Dani prezantoi Shqipërinë në Eurosong, ndërkohë që gjatë viteve të fundit ajo ka qëndruar jashtë vendit, kryesisht në Itali e Francë, duke i munguar tregut shqiptar qoftë fizikisht, apo qoftë edhe me ndonjë prurje të re. /a.m/

loading...
loading...