Përfundimi tek “Ka një mesazh për ty”, pas 10 vjetësh Bes Kallaku denoncohet si tradhtar

Përfundimi tek “Ka një mesazh për ty”, pas 10 vjetësh Bes Kallaku denoncohet si tradhtar
Prej 10-vjetësh kanë ndarë bashkë çdo gjë. Por Bes Kallaku pak kohë më parë vendosi që t’i hyjë edhe biznesit duke blerë një prej restoranteve më të mirë të peshkut në kryeqytet.

Ka qenë pikërisht kjo sipërmarrje që e ka vendosur aktorin e njohur të humorit përballë një situate që ai nuk e priste.

Miku i tij i ngushtë dhe ish-kolegu i “portokallisë”, Erioni pasi kishte zbuluar se Besi është bërë pronar, e nuk i ka treguar, ndaj edhe i është drejtuar rubrikës “Ka një mesazh për ty”.

Ardit Gjebrea kur e pyeti se pse ishte sot në “Ka një mesazh për ty”, ai tha se ka ftuar shokun  e tij për t’i kërkuar llogari pse nuk i ka thënë atij për restorantin dhe, për më tepër, pse nuk e ftoi edhe atë për ta bërë bashkëpronar.

Mes një morie ankesash, pa iu larguar humorit, Erioni kërkoi që të ndante aksionet e biznesit. Pjesë e kësaj kërkese u bë edhe Arditi, meqenëse restoranti mban edhe emrin e tij.

Besi kur mori mesazhin, në fillim besoi se pas murit do të ishte Ija, gjyshja e tij, që së fundi është përfshirë nga ethet e ekranit.

Besi e mori të gjithën me të qeshur, por pasi në ekran u shfaq “dashuria e tij e skenës”, siç e quajti Erion Isain. “A kemi 10 vjet bashkë, a i bëjmë të gjitha bashkë, skenarët bashkë, koncertet bashkë?” – e pyeti Erioni Besin dhe ky i fundit u përgjigj me një “Po” dyshuese. “Po, por restorantin pse e bleve pa më lajmëruar mua?” – iu kthye Erioni. Arditi kërkoi gjithashtu pjesën e vet, 25 për qind.

Besi, me shumë gjasa nuk do të ketë me 100 për qind të aksioneve, pasi vendosi t’i ndajë ato me Arditin dhe me Erionin.

Ata të dy  pritet  të marrin nga 25 për qind, ndërsa surpriza ishte shenja e dashamirësisë dhe mirënjohjes që ata rezervuan për Bes Kallakun, një ndër aktorët më të vlerësuar të humorit gjatë viteve të fundit. /a.m/

loading...
loading...