Përgjimet nga dosja "Habilaj": Vetëm çorapet bleva 320 euro

Përgjimet nga dosja "Habilaj": Vetëm çorapet bleva 320 euro
Një bisedë tjetër e dosjes “Habilaj” është nxjerr sot teksa flitet për harxhimet marramëndëse të kreut të grupit Moisiut.

Përgjim i datës 10.1.2014

Dëgjohet të hapet dera e makinës. Moisi Habilaj dhe Eneo Sulaj futen brenda, në radion e makinës dëgjohet muzikë greke.

Të dy komentojnë veshjet që sapo blenë të Hugo Boss. Moisi thotë se ka shpenzuar 1 mijë euro dhe vetëm çorapet i ka blerë 320 euro.

Më pas Moisi komenton njerëzit në lagjen ku po kalojnë, që shohin në një mënyrë të çuditshme.

Moisi: Vëlla, ai më parë ishte një person që shiste fruta, e poshtë frutave kishte 3 kallashnikovë, 10 pistoleta, bomba dore dhe të tjera…

Eneo: I shiste, apo…

Moisi: jo, i mbante atje, ishte bandit, ai ishte ta coje në të së***, profesion kishin grabitjet, bankat… /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: