Petrit Vasili paralajmëron "skandalin e rradhës", ja se çfarë do të ndodh mbas 2 javësh

Petrit Vasili paralajmëron "skandalin e rradhës", ja se çfarë do të ndodh mbas 2 javësh
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili gjatë një interviste në Report Tv deklaroi se pas dy javësh do të dali një skandal i ri.

Pas çështjes Tahiri e cila ka tronditur politikën, tashmë Vasili paralajmëroi se pas dy javësh do zbardhen ngjarje të reja në vijim të hetimeve për trafikun e drogës.

Sipas deputetit të LSI-së ky skandal do të lidhet me transferta parash jashtë vendit dhe se shumat janë para të pista nga trafiqet dhe korrupsioni.

"Do ketë ngjarje të reja pas dy javësh. Të lidhura me krimin dhe trafiqet, bëhet fjalë për para të transportuara. Para të cilat kanë lëvizur jashtë Shqipërisë, të cilat janë të gjitha para jo të pastra, janë para të pista nga trafiqet dhe korrupsioni”, deklaroi Vasili.

Teksa komentoi për imunitetin e Saimir Tahirit Vasili tha se grupi parlamentar i LSI mohoi të dorëzojë mandatet e deputetëve, nëse Saimir Tahirit s’i hiqet mandati të mërkurën nga Kuvendi.

“Jo, nuk do dorëzojmë asnjë mandat. Ato mandate na i kanë dhënë qytetarët dhe jo kjo maxhorancë”, tha Vasili. /f.ç/

Foto: Google

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: