Pranga biznesmenit të armatosur me automatik “Scorpion”

Pranga biznesmenit të armatosur me automatik “Scorpion”
Një biznesmen nga Shijaku u arrestua pasi u kap me një armë automatike tip “Skorpion”.

Policia sqaron se pas një kontrolli në disa lokale në akset rrugore, për kapjen e personave në kërkim apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, u arrestua në flagrancë një shtetas që kishte me vete një armë zjarri automatike tip “Scorpion”, me 20 fishekë.

“Gjatë natës si rezultat i  kontrollit të ushtruar nga Forcat e Policisë së Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak,  në një lokal bastesh sportive të marrë me qira nga shtetasi Selman Krasniqi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri automatike, tip ‘Scorpion’, kalibër 7.65 mm; një krehër me 20 fishekë, kalibër 7.65 mm.

Selman Krasniqi në momentin që efektivët po hynte për kontroll në lokalin e marrë me qira prej tij, ka hedhur armën e zjarrit në sheshpushimin e lokalit dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur më pas.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi, Selman Krasniqi 37 vjeç, banues në Shijak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, deklaron zyrtarisht policia./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: