Priten debate në seancën e sotme plenare, diskutohet komisioni për Reformën Zgjedhore

Priten debate në seancën e sotme plenare, diskutohet komisioni për Reformën Zgjedhore
Në seancën e sotme plenare pritet që të diskutohet ngritja e komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Kujtojmë se javën e kaluar lidhur me këtë çështje u krijuan mjaft debate në Parlament teksa kreu u Kuvendit përjashtoi nga seanca kryedemokratin Lulzim Basha.

Debatet nisën pasi opozita ishte përgatitur për të debatuar, por mazhoranca e shtyu me një javë debatin.

Seanca e javës së kaluar u ndërpre disa herë pasi deputetet e opozitës bllokuan foltoren pasi kërkonin që debati dhe diskutimi për këtë pr/vendim të bëhej atë ditë. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: