Prokurori - deputetëve: Mos i bëni publike provat sekrete

Prokurori - deputetëve: Mos i bëni publike provat sekrete
Kreu i Prokurorisë për Krimet e Rënda u ka kërkuar deputetëve të Këshillit të Mandateve, që të mos nxherrin në media provat sekrete që u paraqitën në mbledhjen me dyer të mbyllura.

“Do të preferoja që as unë as kolegët e mi, të mos ishin pjesë këtij diskutimi që u bë më parë. Ne kemi ardhur në këtë sallë për të paraqitur, provat, rrethanat për të cilat ne kemi mbledhur. Ne kemi paraqitur të gjitha provat ku implikohet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Sot e gjithë pjesë e mbrojtjes së fjalës së deputetit Saimir Tahiri ta përfshijë në politikë. Këtu flitet për dhunë politike e mediatike. Ne kemi ardhur këtu me sjellje shumë etike e morale, për të marrë një autorizim të caktuar. Tek provat, janë bisedat e dy njerëzve që nuk kanë pasur asnjë lloj ndikimi, që janë bërë në qetësinë e tyre, automjetin e tyre, që implikojnë në mënyrë të vazhdueshme ish-ministrin e Brendshëm”, dekalroi Hajdarmataj.

Sipas tij, kanë përmendur momente kur ata kanë blerë dhurata. Disa biseda janë bërë publike e disa nuk janë bërë publike.

“Aty flitet vetëm për ministrin e Brendshëm e asnjë deputet tjetër, as për deputetë të Vlorës, Tiranës, e asnjë tjetër. Ministri i Brendshëm qarkullon me të njëjtin automjet, që qarkullojnë edhe trafikantët. Nuk do të na pëlqente asnjëri të ishim këtu, në momentin kur diskutohej për pjesën politike”, tha ndër të tjera Kryeprokurori për Krimet e Rënda./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: