Pse femrat më të zgjuara zhgënjehen më shpejt?...por martohen me vonesë!

Pse femrat më të zgjuara zhgënjehen më shpejt?...por martohen me vonesë!
 

Shumë femra ankohen se kur kanë dalë me një burrë, në dukje interesant e simpatik, janë befasuar e janë mërzitur shumë që në takimin e parë. Në fakt kjo sipas studimeve u ndodh femrave më të zgjuara, sepse shumë të tjera e kuptojnë me vonesën gabimin.

Madje fermat “çuditen” kur djemtë të tillë pas takimit të parë insistojnë duke mos kuptuar se asgjë nuk funksionon. Megjithatë, në kërkim të personit ideal, duket se femrat më të zgjuara u takon edhe të martohen më me vonesë.

Nichi Hodgson, gazetarja shkrimtare e librit “Kuriozitetet e historisë së takimeve; nga Jane Austen te Tinder” pohon se burrat nuk ndihen rehat përpara grave të pavarura e në karrierë.

Sot, janë shtuar edhe më shumë gratë që ankohen se nuk po e gjejnë burrin e duhur.

Disa thonë se kanë ndryshuar kohët dhe rolet, duke mos qenë më gruaja ajo që duhet të qëndrojë në shtëpi për t’u kujdesur për gjërat e “dorës së dytë”.

Por asnjëri prej palëve nuk di se si ta trajtojë e përballojë ndryshimin e gjeneratës së re.

Stereotipi me të cilin janë mësuar prej qindra vitesh, nuk është çrrënjosur ende nga mendjet e tyre e sidomos ky stereotip është më i fortë në vendet konservatore apo më pak të zhvilluara si Shqipëria.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: