Pse u çudit Berisha gjatë himnit të Kosovës! Rashica me zemër në krah të djathtë?

Pse u çudit Berisha gjatë himnit të Kosovës! Rashica me zemër në krah të djathtë?
Milot Rashica konsiderohet një ndër futbollistët më të talentuar dhe premtues të futbollit shqiptar.

Ai ishte pjesë e kombëtares Shqiptare, por me njohjen e Kosovës nga FIFA dhe UEFA u bashkua me përfaqësuesen kosovare për shkak të pakënaqësive që pati lidhur me mos-grumbullimin nga ana e ish-trajnerit Gianni de Biasi në finalet e Euro 2016.

Milot Rashica në ndeshjen e djeshme Islandë-Kosovë, gjatë himnit, ka befasuar jo pak.

Rashica e ka mbajtur dorën në krahun e djathtë, ndërkohë që kur këndohet himni dora mbahet në krahun e majtë, krah ku ndodhet edhe zemra e njeriut.

Ai kurrsesi nuk ka qenë i dehur, madje kur ka qenë pjesë e Shqipërisë e ka përjetuar me emocion himnin duke vendosur jo vetëm dorën majtas, por edhe duke e kënduar atë.

Valon Berisha, futbollisti tjetër kosovar që gjendej pranë tij, është habitur jo pak me këtë veprim.

Mësohet se Rashica e ka bërë qëllimisht këtë veprim, për të treguar se simbolet e reja të Kosovës nuk i krijojnë asnjë emocion sikurse dikur himni kombëtar i Shqipërisë.

Madje ka pasur aludime se ai para ndeshjes ka kënduar himnin shqiptar.

Milot Rashica, shpesh kur ka shënuar gola me ekipin holandez të Vitesse, e ka festuar atë duke formuar shqiponjën dykrenore, simbol i kombëtares Shqiptare.

Rashica është një ndër lojtarët më të kërkuar nga klubet e njohura evropiane.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: