Qeveria "shëtitëse" mblidhet dy ditë në Vlorë

Qeveria "shëtitëse" mblidhet dy ditë në Vlorë
Siç është edhe njoftuar pak kohë më parë Kryeministri Edi Rama do ta mbledhë qeverinë më 13 dhe 14 tetor në qytetin e Vlorës.

Agjenda e publikuar nga Këshilli i Ministrave tregon se nesër në orën 10:30, bëhet nisja nga Tirana ku do të inspektohet investimi për rehabilitimin e skemës së ujitjes së Krutjes në dalje të Lushnjës, për të vijuar më pas me një drekë në vilën qeveritare në Vlorë.

Në orën 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Ministrave në Pallatin e Kulturës së qytetit, e shoqëruar me një dalje publike nga zv/kryeministrja Senida Mesi.

Në orën 18:00 zhvillohet një konsultim publik në kuadër të buxhetit të vitit të ardhshëm në hollin e Universitetit “Ismail Qemali”.

Darka do të jetë e gjerë në një nga restorantet në Vlorë, ku përveç ministrave do të jenë edhe kryebashkiakët, deputetët, kryetarët e këshillave dhe prefekti.

Të shtunën, ministrat do të zhvillojnë një mëngjes pune me drejtuesit e institucioneve në varësi, për t’u pasur në orën 9:00 në mbledhjen e kryeministrit dhe ministrave me të gjithë drejtuesit e administratës në Pallatin e Kulturës.

Në mesditë, kryeministri Rama dot ë zhvendoset në Kaninë ku edhe do të drekojë me një familje, ndërsa ministrat do të zhvillojnë takime të tjera sipas sektorëve përkatës./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: