Rama reagon: E turpshme përpjekja e Frontit të Çorbës së Vjetër, ta harrojnë se do të na ndalin

Rama reagon: E turpshme përpjekja e Frontit të Çorbës së Vjetër, ta harrojnë se do të na ndalin
Kryeministri Rama ka përshëndetur shkarkimet e bëra në policinë e Elbasanit duke thënë se kush nuk ka kurajo për tu përballur kundër krimit nuk ka vend nën uniformën e Policisë.

Gjithashtu Rama u shpreh se është e turpshme përpjekja e opozitës së bashkuar të cilën kryeministri e cilësoi si “Frontit të Çorbës së Vjetër” për të përbaltur Policinë e Shtetit për operacionin e mbrëshëm në Vlorë.

“TA HARROJNE SE DO TË NA NDALIN

‪Përshëndes shkarkimin e gjithë zinxhirit të komandës policore në Elbasan? Kush është përzier me çorbën e krimit, po edhe kush s’ka kurajo të përballet sy për sy e dhëmb për dhëmb me të, s’ka vend nën uniformën e dëshmorëve të Policisë së Shtetit?‍✈️⭐️

...

E turpshme përpjekja e Frontit të Çorbës së Vjetër për të baltosur Policinë e Shtetit për operacionin e suksesshëm mbrëmë në Vlorë, si pjesë e luftës ndaj rrjetit kriminal të heronjve të kazanit politik e mediatik të 48 orëve të fundit.

Policia e Shtetit po bën të gjithë gjërat e duhura dhe çdo drejtues e punonjës policie, duhet të vazhdojë të bëjë përditë këtë që po bën qysh prej nisjes së kësaj faze të re të luftës me krimin, pas pastrimit të Shqipërisë nga kanabisi.

...

‪Ta harrojnë se do të na ndalin dot në këtë luftë, të gjithë ata që vazhdojnë t’i marrin shqiptarët për budallenj dhe që synojnë bllokimin e rrugës sonë për Shqipërinë që duam - me shtet, punë, mirëqenie. Me mandatin e 25 qershorit, ne do t’i bëjmë jo vetëm rrjeteve kriminale, po edhe korrupsionit në tërësi, atë që asnjë nga këta që hidhen sot përpjetë në kazanin e politikës e të medias, s’ka guxuar as ta mendojë, në çerekshekulli rrumpallë e bashkëjetesë harmonike të pushtetit me llumin, ku ky vend mbeti pa shtet, pa ligj, pa drejtësi.

‪Këtu jemi dhe do të shohim. Ditë për ditë." shkruan Rama. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: