Rama tifoz i flaktë i Juves, Italia “e provokon” duke i dhuruar fanellën e Candrevas

Rama tifoz i flaktë i Juves, Italia “e provokon” duke i dhuruar fanellën e Candrevas
Ndeshja Shqipëri-Itali ka marrë vëmendjen maksimale edhe nga politika.

Nuk mund të mungonte Kryeministri Edi Rama, i cili gjatë ceremonisë së ekspozitës së katër Kupave të Botës të fituara nga Italia, në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, mori nga presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Carlo Tavecchio, edhe një fanellë të Italisë.

Interesant ishte fakti se si dhuratë kryeministri Rama mori atë të Antonio Candreva-s, futbollist që luan me Inter në Serie A.

Rama shpesh është tallur me ecurinë e Inter, në Seria A, duke lavdëruar gjithnjë Juventus.

Pasi e falënderoi Tavecchion për dhuratën, Kryeministri Rama, nuk kurseu batutat. “Ky është lojtari i Inter, unë jam me Juventus. Megjithatë po e marr, edhe pse më rri pak e vogël, si duket. Le ta mbajë djali im”.

Ka nisur kësisoj me humor ndeshja Itali-Shqipëri, pasi edhe pse një ndeshje zyrtare, të dy ekipet i kanë mbyllur më herët llogaritë në kualifikueset e botërorit rus, me Italinë që siguron “play-off” dhe Shqipërinë që kërkon të mbajë vendin e tretë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: