Real interesohet për çmimin e Kane, fut në marrëveshje edhe kartonin e yllit të skuadrës

Real interesohet për çmimin e Kane, fut në marrëveshje edhe kartonin e yllit të skuadrës
Sipas “Onda Cero” Reali po vijon interesimin për Harry Kane dhe tashmë thuhet se ka futur në marrëveshje edhe kartonin e Bale.

Duket se Real Madridi po mendon seriozisht kalimin e anglezit të Tottenham Kane në Santiago Beranbeu gjatë verës së ardhshme.

Sipas “Onda Cero” Reali ka pyetur Tottenhamin për çmimin e Kane, ndërsa i ka ofruar kartonët e Gareth Bale dhe të riut, Borja Mayoral për të kryer transfertën.

Pavarësisht se nuk ka një çmim të caktuar për Kane, mediat britanike raportojnë se vlera e tij është rritur deri në 200 milionë euro.

Kane është vetëm 24 vjeçar dhe deri më tani ka realizuar 112 gola në Premierligë. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: