Rikonstruksioni i Amfiteatrit te liqeni, ja një arsye më tepër për ta vizituar

Rikonstruksioni i Amfiteatrit te liqeni, ja një arsye më tepër për ta vizituar
Qytetarët që vizitojnë Parkun e Liqenit do të kenë një tjetër alternativë për të kaluar orët e tyre të lira dhe për t’u argëtuar. Amfiteatri është në fazën e rikonstruksionit.

Amfiteatri është i pajisur edhe me skenën, podiumin, dhomat e zhveshjes së artistëve, gjithashtu edhe me sallën teknike nga ku projektohet në skenë.

I  harruar prej shumë vitesh, Amfiteatri te kodrat e Parkut të Liqenit po merr vëmendjen e bashkisë dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, për ta shndërruar atë në Teatrin e Hapur të Tiranës.

Rikonstruksioni i Amfiteatrit është kërkuar vazhdimisht edhe nga një sërë artistësh të njohur shqiptarë për të pasur mundësi organizimin e disa shfaqjeve në formën e teatrit të hapur.

Me rikonstruksionin e kësaj hapësire, pritet që jeta kulturore në kryeqytet, e veçanërisht në zonën e Liqenit, të gjallërohet edhe më shumë duke afruar qytetarët me natyrën dhe me artin. /m.j/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: