“ANTENA JASHTË FAMILJES”: Saimir Tahiri: Sekreti i qimes që dimë unë dhe Edi, sinjali është krruajtja e kokës

“ANTENA JASHTË FAMILJES”: Saimir Tahiri: Sekreti i qimes që dimë unë dhe Edi, sinjali është krruajtja e kokës
Rubrika jonë vjen sot me bashkëllafosjen me shokun Saimir Tahiri, të cilin e takuam sapo doli nga Kryesia e Kuvendit. Sapo doli, takoi ata pak vetë që ishin aty, e erdhi direkt e te unë. Pa u zgjatur, ja bashkëllafosja e kryer:

Antena: Urime, urime shoku Saimir! Ja, arritët që të mos arrestoheshit.

Saimir Tahiri: Shumë faleminderit! Isha i bindur për këtë gjë. Ama një gjë më bën përshtypje: Pak njerëz po më presin, në krahasim me sa të mira kam bërë unë, sidomos në ish Zonën e Parë Operative të LANÇ, Vlorë-Tepelenë.

Antena: E po i ka jeta këto, kur bie nga karrigia. Nuk më thoni: Ku u e bazonit bindjen që do dilnit?

Shoku Saimir: Për mos ta zgjatur: Te teknologjia. Ajo të nderon.

Antena: Pak më konkret shoku Saimir!

Saimir Tahiri: E mban mend idenë time që çdo dyqan të vendoste kamera? E kam hedhur si ide, në tetor 2015, pra fiks dy vite më parë.

Antena: Po, më kujtohet. E thatë disa herë këtë gjë.

Saimir Tahiri: Përse e kërkoja me ngulm, mendoni ju?

Antena: Ku ta di unë, se mos merrem me dyqane. Unë mezi mbyll "dyqanin", zinxhirin e pantallonave, jo më të hap dhe mbyll dyqane biznesi. Përse e kërkonit...?

Saimir Tahiri: Thashë atëherë që, me anë të këtyre kamerave, njerëzit do ruanin biznesin dhe menderen e tyre.

Antena: Po kështu thatë, mesa më kujtohet. Mbaj mend se kundër kësaj ideje ishte opozita...

Saimir Tahiri Se mos vetëm opozita. Ishte edhe Edi Rama.

Antena: Si ishte, kundër?

Saimir Tahiri: Po të ishte pro, do e miratonte ligjin ai. Kur i do menderja atij, i gjen ca deputetë, e i bën për vete. Për këtë ligj, nuk donte.

Antena: Mund të ma thoni, ju lutem se përse ai ishte kundër këtij ligji?

Saimir Tahiri: Pikërisht pra se, në lokale i bënte pazaret. Madje jo vetëm ai, por edhe anëtarët e tjerë të familjes së tij.

Antena: Po më thoni që nuk këmbënguli për atë ligj, pasi i bën pazaret në lokale. Nuk besoj! Ai mund t'i bëjë në zyrë, p.sh. Apo s'mundet?

Saimir Tahiri: Në zyrë bën vizatime ai. Nuk do që ta shqetësojë njeri. Ndaj bisedat i bën në lokale. Kryesisht lokale peshku. Disa rreth tij i gjejnë "peshq" të mëdhenj që janë të gatshëm të paguajnë, e në ato lokale peshku mblidhen. Le se i di mirë unë...!

Antena: E konsumon shumë peshkun, Kryeministri? Përse?

Saimir Tahiri: Për të mos krruajtur kokën ndaj. Peshku përmban substanca që parandalojnë krruajtjen e lëkurës. E di mirë këtë gjë unë.

Antena: Nga e dini? Le që keni qenë ministër i Brendshëm. Desh harrova. Meqë ra llafi te llafi "desh". Desha t'ju pyes...

Saimir Tahiri: Më pyet, por pak shpejt se do më vijnë çunat e policisë të më kontrollojnë në shtëpi.

Antena: Ç'lloj peshku ha Kryeministri?

Saimir Tahiri: Nuk munda ta përcaktoja dot. As policët e mi që e ndiqnin, nuk mundën.

Antena: I kishit futur spiunë Kryeministrit? Po ky qenka lajm i thënë ekskluzivisht për mua.

Saimir Tahiri: I kisha vendosur dy kalecë, policë civilë. Ata vetëm llojet e mishit në hell njihnin. "O shef-më thoshin. Nuk po e kuptojmë dot ç'peshk ha Edi". S'kishin faj. Ishin nga Tepelena, ku vetëm mishi njihet.

Antena: D.m.th. nuk arritët që të merrnit vesh llojin e peshkut që hante Kryeministri.

Saimir Tahiri: Nuk e mora, ama arrita të merrja qime floku të tij. I kishte rënë në supë. Ç'nuk kanë hequr të besuarit e mi, ta siguronin atë qime. Atë ditë në pjatat me supë, kishin rënë me dhjetëra qime flokësh.

Antena: Si është e mundur kjo gjë?!

Saimir Tahiri: Ata që e shoqëronin, e kishin parë që i kishte rënë një qime në supë. Kujtuan se Edi e hodhi vetë, e për të bërë siç bëri Rama, hodhën edhe ata qimet e tyre.

Antena: Ma bëtë bashkëbisedimin supë dhe qime, shoku Saimir.

Saimir Tahiri: E po te kjo qime qëndron edhe arma ime.

Antena: Si qëndron te kjo qime, nuk e kuptoj?

Saimir Tahiri: Sapo më siguruan të besuarit e mi qimet e flokut të Kryeministrit, i çova në laboratorin shkencor të policisë. Nuk ju thashë se të kujt ishin ato qime. Mirëpo dikush e mori vesh dhe i tha Edit. Ai dërgoi disa njerëz dhe e përvëluan laboratorin. E mban mend besoj...

Antena: Po, po e mbaj mend. Ka qenë nëntori i vitit 2015.

Saimir Tahiri: Po pra fill pas nismës time për vendosjen e kamerave.

Antena: Përse i kërkonit me ngulm qimet e Kryeministrit?

Saimir Tahiri Më kishte thënë Saliu se, përse krruante kokën Edi.

Antena: Dhe ju i besuat Saliut?! Ju e keni quajtur "plak të rrjedhur"

Saimir Tahiri: Plakut pordhët mos i dëgjo, thotë populli ynë. "Për një qime shpëtova", se sot do isha në birucë. Kisha marrë nga Edi tre qime. Dy ja dorëzova laboratorit që u dogj. Njërën e mbajta, e fsheha për ditë të vështirë.

Antena: Çfarë ka të veçantë në këtë qime?

Saimir Tahiri: Atë e di unë dhe Edi. Nëse e mban mend kur thashë "S'keni parë gjë akoma,", krruajta kokën. Nëse Edi "e krruan" prapë me mua, do ta them me zë dhe figurë, se çfarë ka kjo qime...

Shpërndajeni me miqtë tuaj: