SHBA gati për të hedhur bombarduesit bërthamorë, "alarmi 24-orësh”

SHBA gati për të hedhur bombarduesit bërthamorë, "alarmi 24-orësh”
Për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë janë rritur tensionet mes Rusisë dhe Koresë së Veriut.

Sipas shefit të personelit, Forcat Ajrore e Shteteve të Bashkuara, do të vendoset flota e bombave bërthamore B-52 në alarmin 24 orësh për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

Në mes të tensioneve në rritje me Korenë e Veriut dhe një rigjallërim të Rusisë së drejtuar nga Putin, gjenerali David Goldfein i tha forcave te mbrojtjes se forca strategjike bombarduese do të jetë e gatshme për herë të parë pas 26 vjetësh.

Ky është mjeti më i fundit mbrojtës nga ushtria amerikane, që përputhet me kërcënimet luftarake që Presidenti Trump ka postuar në Twitter, duke vënë në vëmendje Korenë e Veriut, Iranin dhe armiqtë e tjerë amerikanë, se nga SHBA do të përdoret fuqia më e madhe ushtarake./m.j/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: