Sherr me thika në Kavajë, adoleshenti plagos bashkëmoshatarin e tij

Sherr me thika në Kavajë, adoleshenti plagos bashkëmoshatarin e tij
Gjatë një sherri me thike mes bashkëmoshatarëve një adoleshent ka mbetur i plagosur në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35 në lagjen “Nr.1” të qytetit, ku për motive të dobëta janë konfliktuar me thikë, shtetasi V. L., 17 vjeçdhe G. S., 17 vjeç.

Si pasojë e sherrit 17-vjeçari i plagosur është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autori G. S., është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave dhe veprime të mëtejshme proceduriale. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: