S’hodhi për votim shtyrjen e mbledhjes, Bylykbashi: Ruçi të ndiqet penalisht

S’hodhi për votim shtyrjen e mbledhjes, Bylykbashi: Ruçi të ndiqet penalisht
Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka reaguar pas shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Bylykbashi shkruan në një status në rrjetin social se prokuroria të fillojë ndjekjen penale ndaj Rucit për pengim të hetimeve.

Sipas Bylykbashit kërkesa e Tahirit për shtyrje duhej vendosur me votë, se paku 6 vota nga Këshilli.

“Prokuroria duhet të filloje ndjekjen penale ndaj Gramoz Rucit për pengim të hetimeve! Me vonesat e tij dje dhe me ndërprerjen dhe shtyrjen e paligjshme të mbledhjes sot, ai po krijon mundësi të prishen provat”, deklaron Bylykbashi.

Sipas tij, Kryetari i Kuvendit bën vetëm thirrjen e Këshillit për Mandatet, Rregulloren dhe Imunitetin. Këshilli ka 5 anëtarë të mazhorancës dhe 5 të opozitës. Kryetari i Kuvendit nuk ka asnjë kompetence procedurale dhe as vendimmarrëse (Neni 13, pika 3 e Rregullores së Kuvendit).

“Kërkesa e Tahirit për shtyrje duhej vendosur me votë, së paku 6 vota nga Këshilli. Dhe PS ka vetëm 5 anëtare. Pra kërkesa do të rrëzohej. Ndërprerja e mbledhjes nga Ruci thjesht i jep mundësi antiligjit! Po aq sa avokatia që i bënë Tahirit kolegët e tij të një kauze. Asaj të Cannabisgate”, shkruan deputeti i PD-së./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: