Shqipëria në Divizionin C të Ligës së Kombeve, në një vazo me Greqinë e Serbinë

Shqipëria në Divizionin C të Ligës së Kombeve, në një vazo me Greqinë e Serbinë
UEFA zyrtarizoi formatin përfundimtar të Ligës së Kombeve. Shqipëria pozicionohet në Divizionin C. Mbyllja e kualifikueseve, Konfederata Europiane e Futbollit konfirmoi pozicionimin e skuadrave për turneun më të ri që do të startojë në vitin 2018.

Shorti hidhet më 24 janar të vitit të ardhshëm në Luzanë. Shqipëria ndodhet në një vazo me Greqinë dhe Serbinë, çka do të thotë se nuk mund të përballet me to.

Rivalët e mundshëm në vazon e parë të Shqipërisë janë Hungaria, Rumania, Skocia dhe Sllovenia. Nga rivalët më të dobët Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria  dhe Finlanda, ndërsa në vazon e katërt pozicionohen Qipro, Estonia dhe Lituania.

Në bazë të shortit, ekipet do të ndahen në një grup me tre skuadra dhe tre grupe me nga katër. Katër fituesit e grupeve do të fitojnë të drejtën të ngjiten në Divizionin B në edicionin e vitit 2020, ndërsa katër ekipet e vendeve të fundit zbresin në Divizionin D.

Katër skuadrat fituese të grupeve që nuk arrijnë të sigurojnë një vend në Euro 2020 nëpërmjet kualifikueseve, do të luajnë shansin në ndeshje “play-off” ku në lojë është një “biletë” drejt evenimentit.

Sipas kalendarit të UEFA-s, ndeshjet e javës së parë në grupe luhen nga data 6 deri më 8 Shtator 2018, ndërsa sfidat do të mbyllen në harkun e tre muajve, me ndeshjet e javës së gjashtë që do të luhen nga data 18 deri më 20 Nëntor 2018. Grupet me nga tre skuadra do të luajnë vetëm 4 nga gjashtë datat e përcaktuara.

Liga e Kombeve           Divizioni A

Vazo 1

Gjermani

Portugali

Belgjikë

Spanjë

Vazo 2

Francë

Angli

Zvicër

Itali

Vazo 3

Poloni

Islandë

Kroaci

Holandë

Liga e Kombeve           Divizioni B

Vazo 1

Austri

Uells

Rusi

Sllovaki

Vazo 2

Suedi

Ukrainë

Rep. Irlandës

Bosnje Hercegovinë

Vazo 3

Irlandë e Veriut

Danimarkë

Republika Çeke

Turqi

Liga e Kombeve           Divizioni C

Vazo 1

Hungari

Rumani

Skoci

Slloveni

Vazo 2

Greqi

Serbi

Shqipëri

Norvegji

Vazo 3

Mali i Zi

Izrael

Bullgari

Finlandë

Vazo 4

Qipro

Estoni

Lituani

 

Liga e Kombeve           Divizioni D

Vazo 1

Azerbajxhan

Maqedoni

Bjellorusi

Gjeorgji

Vazo 2

Armeni

Letoni

Ishujt Faroe

Luksemburg

Vazo 3

Kazakistan

Moldavi

Lihtenshtejn

Malta

Vazo 4

Andorrë

Kosova

San Marino

Gjibraltar

 Liga e Kombeve           Datat

Java I          6–8 Shtator 2018

Java II         9–11 Shtator 2018

Java III        11–13 Tetor 2018

Java IV        14–16 Tetor 2018

Java V         15–17 Nëntor 2018

Java VI        18–20 Nëntor 2018

Shpërndajeni me miqtë tuaj: