Simeone: Isha i qetë sepse e dija, Messi u tregoi të gjithëve se është më i miri në botë

Simeone: Isha i qetë sepse e dija, Messi u tregoi të gjithëve se është më i miri në botë
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka shprehur vlerësimin e tij maksimal për Leo Messin pas ndeshjet me kombëtaren e Argjentinës ku ylli i saj shënoi 3 gola ndaj Ekuadorit duke çuar ekipin e tij në Botërorin Rusi 2018.

Në prag të derbit Barcelona-Atletiko Madrid, Simeone u shpreh se Messi i dëshmoi të gjithëve që e kritikuan për paraqitjet jo të mira me kombëtaren me atë çka bëri.

“Natyrisht se e kam parë ndeshjen e Argjentinës. Me të vërtetë isha i qetë sepse e dija që gjithçka do të ishte në favorin tonë, edhe përkundër se nuk e nisën mirë sfidën. Ata asnjëherë nuk e humbën fokusin dhe Messi e bëri atë që çdo argjentinas dëshironte dhe kërkonte nga Leo. Ai u tregoi të gjithë atyre që nuk besuan se është më i miri në botë. Kjo është e qartë”, tha mes të tjerash argjentinasi Simeone. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: