Sion shkarkon Tramezzani-n, Kukeli dhe Lenjani në pritje të trajnerit të ri

Sion shkarkon Tramezzani-n, Kukeli dhe Lenjani në pritje të trajnerit të ri
Ish-ndihmësi i Gianni de Biasi në stolin e kombëtares Shqiptare është shkarkuar nga drejtimi i Sion në Zvicër.

Paolo Tramezzani  u shkarkua nga detyra pas barazimit 2-2 përballë Luganos, në javën e 12-të të Superligës zvicerane.

“Klubi largon trajnerin nga drejtimi i skuadrës”, shkruhet në faqen zyrtare të Sionit.

Aventura e Tramezzanit me Sion zgjati vetëm 16 ndeshje, duke përfshirë edhe dy përballje në Europa League dhe dy në Kupën e Zvicrës, aktivitete nga të cilat është eliminatore.

Te Sion Tramezzani mori edhe dy lojtarë të kombëtares shqiptare, Emir Lenjanin dhe Burim Kukelin, si dhe një futbollist me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: