Skënderbeu fundos Teutën, Magani paralajmëron largimin

Skënderbeu fundos Teutën, Magani paralajmëron largimin
Teuta pësoi humbjen e tretë radhazi në kampionat dhe trajneri Gugash Magani paralajmëroi largimin nga stoli i “djemve të detit”. Skënderbeu fitoi 4-1 dhe e mbylli me fitore e në krye javën e shtatë në Superiore.

– “Jam i hapur për çdo vendim të presidentit pas tri humbjeve. Është trajneri ai që mban përgjegjësi edhe pse gabimet i bëjnë lojtarët që luajnë,” – tha Magani pas ndeshjes.  Lidhur me ndeshjen ai akuzoi edhe gjykimin,  “Ndihem i fyer, në pjesën e parë bëmë mirë por në të dytën nuk gjendeshim askund. Penalltia e parë ishte skandaloze. Gjyqtari ishte protagonist në fitoren e Skënderbeut.”

Pas kësaj humbjeje, Teuta mbeti me 7 pikë, dy më tepër se Vllaznia e Luftëtari, dy ekipet që ndodhen para Lushnjës, por që ndajnë aktualisht vendin e zonës së ftohtë. Skënderbeu falë një pjesë të dytë të shkëlqyer, duke shënuar katër gola përmbysi njëkohësisht avantazhin e vendasve dhe mban kreun i sigurt e klasifikimit me 19 pikë, tre më shumë se Kukësi.

Kategoria Superiore

Java e 7-të/Sot në “Niko Dovana” Durrës

Teuta-Skënderbeu 1-4

Shënues: Latif 9’ / Taku 50’, Lilaj 67’ (11-m), Soue 72’, Muzaka 78’ (11-m)

Teuta: Moçka, Beqja (Beqaj 75’), Shkalla, Hrkaç, Hakaj, Hila (Bilali 74’), Lena, Dosti, Çyrbja, Dediç (Shehaj 80’), Amadu. Trajner: Gugash Magani

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici, Dita (Osmani 30’), Muzaka (Shkodra 79’), Lilaj, Taku, Xhejms, Soue (Gripshi 84’). Trajner: Ilir Daja

Kartonë të verdhë: Shkalla, Dediç / Xhejms , Osmani , Mici

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Egin Doda, Ermal Barushi, Gernat Qirici

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: