Skënderbeu-Partizani i Beogradit gati në Elbasan, formacionet zyrtare

Skënderbeu-Partizani i Beogradit gati në Elbasan, formacionet zyrtare
Skënderbeu-Partizani i Beogradit, gjithçka gati për takimin e tretë të fazës së grupeve të Europa Ligës.

Në “Elbasan Arena” korçarët do të përballen me ekipin serb,  ku kërkojnë 3 pikët e para.

Deri tani, pas dy ndeshjeve të para, ekipet kanë nga një pikë. Para ndeshjes ka pasur interes nga tifozët. Radhë të gjata dhe kontrolle të rrepta, para hyrjes në stadium.

Tifozët vijojnë të brohorasin “Kush s’kërcen, nuk është shqiptar”, ndërsa, edhe pse luan Skënderbeu, në veshjet e tifozëve dominojnë ngjyrat kuqezi.

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu: Shehi; Mici, JASHANICA, Radas, Vangjeli, Lilaj, Muzaka, Dita, Taku, Adeniyi, Sowe. Trajner: Ilir Daja

Partizani i Beogradit: Stojkoviç; Taëamba, Vuliçeviç, Tosiç, Jankoviç, Soumah, Jevtoviç, Bilher, Miletiç, Mitroviç, Miletiç. Trajner: Miroslav Djukic

/a.m.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: