Sokol Cikalleshi humb Spanjën e Italinë

Sokol Cikalleshi humb Spanjën e Italinë
Sokol Cikalleshi humbet dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Kupës së Botës Rusi 2018, me Spanjën e Italinë.

Sulmuesi kavajas që ishte rikthyer me Kombëtaren pikërisht  këto ditë pasi u la jashtë për shkak të vonesës në grumbullimin e parë ndaj Lihtenshtejnit e Maqedonisë.

Por një dëmtim i fundit ka rezultuar serioz nga sa pritej dhe do të lërë grumbullimin me Kombëtaren për t’iu drejtuar Turqisë.

Portieri i Lazio Thomas Strakosha ishte i pari nga të grumbulluarit, që u largua nga kmpi kuqezi.

Sulmuesi kryesor Armando Sadikun do të ketë tashmë si pertnerë sulmi Azdren Llullakun dhe sulmuesin e Maribor, Valon Ahmedi, i cili pret debutimin në dy përballjet e rëndësishme.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: