Spanjë-Shqipëri "frikë" nga Pique, 400 policë e vullnetarë të Mbrojtjes Civile për sigurinë

Spanjë-Shqipëri "frikë" nga Pique, 400 policë e vullnetarë të Mbrojtjes Civile për sigurinë
Rreth 400 trupa do të kujdesen për sigurinë e ndeshjes Spanjë-Shqipëri.

Ndeshja kualifikuese e Kupës së Botës Rusi 2018, Spanjë-Shqipëri luhet të premten, ndërsa vendasve iu duhet një barazim për të siguruar matematikisht kualifikimin.

I deleguari i qeverisë spanjolle në Alicante, José Miguel Saval, pas një takimi me autoritet e sigurisë përpara ndeshjes, që do të luhet në stadiumin “Rico Perez”, ka shpjeguar se më këto masa kërkohet të shmanget çdo incident. Ai tha se masat janë të nevojshme për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm.

Autoritet spanjolle mësohet se kanë kërkuar forca shtesë, që do të jenë pranë stadiumit për çdo rast.

Autoritetet spanjolle nuk i druhen ndonjë rreziku apo incidenti të tifozëve shqiptarë, por të ndonjë incidenti të mundshëm që mund të vijë nga krahina që kërkon pavarësinë, Katalunja.

I pyetur nëse do të ketë një vëzhgim të veçantë rreth Gerard Pique, pas asaj që ndodhi të dielën e kaluar në Katalonjë, Saval ka treguar se nuk do të jenë të zakonshme masat dhe e uroi lojtarin “të zhvillojë një ndeshje të mirë, si çdo lojtar tjetër të Spanjës”, pasi objektivi është kualifikimi i Spanjës për të “fituar Kupën e Botës”. Në takim ka marrë pjesë edhe këshilltari sigurisë së qytetit ku do të luhet ndeshja, në Alicante, Fernando Marcos, i cili tha se 24 policë lokalë trafiku do të jenë në detyrë përgjatë orëve të para dhe pas ndeshjes. Operacionit do t’i bashkohet një grup vullnetarësh të Mbrojtjes Civile dhe një grup plotësues zjarrfikësish. /a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: