Studiuesi, Vasjar Hysa: Qyteza e Belshit po transformohet, por kostumet popullore po humbin

Studiuesi, Vasjar Hysa:  Qyteza e Belshit po transformohet, por kostumet popullore po humbin

Belshi është duke pësuar transformime, ku projektet për qendrën kanë ndryshuar tërësisht pamjen e tij, pasi Bashkia kërkon që përmes projekteve të tërheqë vizitorë dhe ta kthejë qytetin në një vend turistik. 

Por ndërsa në infrastrukturë po bëhet diçka, duket se treva ka probleme të mëdha sa i përket trashëgimisë kulturore.

Belshi është i famshëm për grupin e valleve të Dumresë i cili është krijuar që në vitin 1959.

Në rreth 60 vite aktivitet ky grup ka marrë pjesë në kompeticione kombëtare e ndërkombëtare. Studiuesi dhe njëkohësisht valltari Vasjar Hysa ngre një shqetësim të madh.

Sipas tij kërkohet më shumë mbështetje nga bashkia dhe ministria pasi vallet dhe kostumet popullore po humbin dhe kështu investimet për qendrën më synimin për të thithur turistë nuk mund të kuptohen pa aktivitetet kulturore..

Shpërndajeni me miqtë tuaj: