Suedi-Itali dhe Greqi-Kroaci, shorti i vendos përballë për një biletë në Rusi

Suedi-Itali dhe Greqi-Kroaci, shorti i vendos përballë për një biletë në Rusi
Është hedhur shorti i ndeshjeve “Play-off”, për Europën, duke vënë Suedinë përballë Italisë. Nga Europa pas 9 ekipeve të para që kryesuan grupet dhe u kualifikuan direkt, si dhe me Rusinë si vend organizator, kanë mbetur pa u përcaktuar edhe katër ekipet e tjera.

Skuadra e grupit tonë kualifikues të botëror rus që u pozicionua e dyta, Italia, duhet të kalojë Suedinë për të prerë biletën në botëror. Do të ketë edhe një derbi ballkanik mes Kroacisë dhe Greqisë, njëra prej të cilave do të shkojë në finalet e Kupës së Botës Rusi 2018.

Shorti i “Play-off”, Botërori “Rusi 2018”

Irlanda e Veriut-Zvicër

Danimarkë-Republika e Irlandës

Kroaci - Greqi

Suedi-Itali

Ndeshjet do të luhet me sistemin vajtje-ardhje. Ndeshjet e para luhen në datat 9 dhe 11 nëntor dhe ndeshjet e kthimit më 12 dhe 14 nëntor.

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson, lidhur me shortin dhe përballejn me Italinë, tha: Kemi para dy ndeshje të vështira por do të jetë e njëjtë për të dy ekipet. Jam i lumtur që e njohim tani kundërshtarin deh do të nisim menjëherë nga puna. Nuk duhet të mendoj shumë për Italinë. Historia e tyre është e mirë, prandaj tani ne duhet të nisim nga puna.

Trajneri i Greqisë, Michael Skibbe, u shpreh lidhur me shortin: Jemi të kënqqur që arrtitëm në këtë fazë. Tani po shohim për përballjen me Koracinë. Kemi një ekip të vështirë përballë, që ka pasur një ecuri të mirë. Ata luajnë mirë në sulm dhe po ashtu mbrohen mirë.”

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: