Tahiri: Nëse s’kanë prova të vijnë të dëshmojnë Saliu, Iliri, Lulzimi e Monika

Tahiri: Nëse s’kanë prova të vijnë të dëshmojnë Saliu, Iliri, Lulzimi e Monika
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka vendosur të mos dorëzohet kaq lehtë, pasi ai e quan të gjithë këtë që po ndodh farsë të pashembullt dhe se nëse nuk sillet një provë e vetme lë të marrin e të dëshmojnë Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku do vendoset për imunitetin e tij. Tahiri tha se e gjitha ajo që po ndodh te Mandatet është një estradë e paralajmëruar.

“Të gjithë e patë se ç’lloj estrade ishte kjo, akti i dytë i një ekstrade, që s'është aq edhe e paparalajmëruar. Jam i vendosur për të mos u dorëzuar asnjë sekondë, do i shkoj deri në fund rrugës për drejtësi. Vështirësitë janë të mëdha, por s'do dorëzohem. Nëse nuk sjellin një provë të vetme, të sjellin dëshmitarë Saliun. Ai s'ka shkuar kurrë as në gjykatë, as në prokurori për të gjitha krimet. Nëse nuk vjen Saliu, le të vijë djali i tij që la të vdekur 26 njerëz në Gërdec. Të vijnë dhe të bëhen dëshmitarë. Le të vijë Ilir Meta, Monika, le të vijë Lulzim Basha”, deklaroi Tahiri./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: