Tahiri: Pas mbledhje së komisionit i bie të arrestohem

Tahiri: Pas mbledhje së komisionit i bie të arrestohem
Ish-ministri flet për “Opinion” edhe në lidhje me arrestimin e tij, por mendon se kërkesa e Prokurorisë është e pazakontë dhe se nuk është bërë ndonjëherë.

“Prokuroria ka bërë një kërkesë që nuk e ka bërë për asnjë tjetër. Ka kërkuar arrestimin tim. Unë i bie të arrestohem pse dy kriminelë përmendin emrin tim.

Italianët nuk kanë ngritur akuzë për mua. Dy njerëz flasin për emrin tim sikurse mund të flasin për këdo këtu.

Rezervoj të drejtën të shkoj edhe të përballem më këdo për të zbardhur të vërtetën.

Unë në këtë rast i bie të arrestohem për ça thonë dy njerëz. Vetëm përmendja nuk është fakt që unë jam i përfshirë.

Do të paraqitem në komisionin e mandateve. Do të jem edhe në seancë.

Pretendoj që prokuroria të sjelli prova që të motivojë kërkesën”, shprehet ish-ministri./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: