“Tahiri”, provat sekrete të Prokurorisë, avokati Hajdari kërkon tre ditë kohë

“Tahiri”, provat sekrete të Prokurorisë, avokati Hajdari kërkon tre ditë kohë
Në seancën me dyer të mbyllura Prokuroria ka paraqitur prova që përbëjnë ‘sekret shtetëror’ dhe me rifillimin e seancës avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar tre ditë kohë për të analizuar provat e paraqitura.

Kjo nuk është pritur mirë nga opozitë që nëpërmjet deputetit Alibeaj është shprehur se këshilli duhet të vendoste për heqjen e mandatit dhe jo arrestimin e ish-ministrit.

Madje sipas Alibeajt edhe kryetari i Këshillit të Mandateve kishte premtuar se do t’i hapej rruga drejtësisë, pra hetimit të deputetit Tahiri.

Deputeti i maxhorancës Bledi Çuçi tha se ky ishte një proces fars dhe provat e paraqitura nuk bindnin.

Deputeti Gent Strazimiri tha se nuk duhet të zgjateshin pasi ishin para faktit se do ti hapnin rrugën drejtësisë apo jo.

Eduard Halimi, deputet i PD-së përmendi rastin Basha kur ai me dëshirën e tij kishte kërkuar heqjen e imunitetit edhe pse nuk ishte akuzuar për trafik droge.

Deputeti i LSI-së Nasip Naço u shpreh se duhet të pyetet organi i Prokurorisë nëse ka mundësi të jepet mbrojtjes kjo kohë e kërkuar./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: