Takohemi në diskotekë… Po ose jo?

Takohemi në diskotekë… Po ose jo?
Diskoteka ose një lokal, nuk është gjetja më e mirë për takim, veçanërisht nëse nuk e njeh, prej shumë kohësh, vajzën ose djalin me të cilin duhet të dalësh. Por ka edhe përjashtime, të cilat të bëjnë të mendosh që, në realitet, nuk është një ide kaq e keqe, madje, në të kundërt të asaj që mendohet, mund edhe të funksionojë. Por le të analizojmë disa situata të ndryshme.

Nëse po mendon të ftosh një vajzë ose djalë për një takim, në diskotekë ose pub, është shumë e nevojshme të kesh motivet e duhura. Ky lloj takimi, mund të jetë një takim i dytë (por asnjëherë nuk mund të quhet një takim i vërtetë), në rastin kur rastësisht jeni njohur po aty, në të njëjtin vend, e dëshiron ta takosh përsëri. Në këtë rast, është një bazë për nisjen e një marrëdhënie të sigurt dhe ka shanse të fitosh pak nga besimi i tjetrit, pasi po i kërkon takim në një vend ku ka gjithmonë shumë njerëz, ku janë edhe miqtë tuaj të përbashkët. Mos harro që nuk bëhet fjalë për një takim serioz, sepse në një mjedis si ky, nuk mund të komunikoni e bisedoni shumë.

Nga ana tjetër, mund të jetë një mënyrë e mirë për të rritur tërheqjen midis jush, duke kërcyer e duke ngushtuar reciprokisht, hapësirën tuaj personale. E njëjta gjë ndodh, nëse je i interesuar kundrejt një vajzë ose djali që e njeh prej disa kohësh. Ndoshta keni qenë më parë në diskotekë ose pub me miqtë dhe ky mjedis nuk është për ju diçka e re. Ndaj nuk keni ndrojtje të argëtoheni bashkë. Gjithashtu, pikërisht për faktorin “ngushtim i hapësirave personale”, mund të keni ndihmë të mjaftueshme nga atmosfera, në një vend kërcimi dhe muzike, që të kaloni në një nivel tjetër të marrëdhënies. Akoma më shumë, nëse njiheni më parë, nuk do të keni nevojë të bisedoni menjëherë. Pra, ky tip takimi mund të shkojë mirë, edhe në këtë rast.

Edhe nëse shkoni në diskotekë ose pub vetëm, pini dhe argëtohuni ashtu siç jeni mësuar të bëni. Do të shikoni që pasioni, do të dalë në sipërfaqe e do të ndihmohet nga muzika dhe afërsia me njerëzit.

Sa çifte mes miqve tuaj, janë lidhur bashkë në diskotekë ose pub? Nuk ju ka ndodhur ndonjëherë? Kjo ndoshta, sepse janë pëlqyer që më parë dhe mjedisi thjesht i ka shtyrë që lidhja të ndodhte. Pra, nëse mendon se ky lloj takimi mund të funksionojë, atëherë ftojeni personin që doni dhe argëtohuni.

Por bëni kujdes që, përpara se të bëni të njëjtën gjë me një vajzë ose djalë të njohur prej pak kohësh në universitet ose në punë, mendohuni dy herë, sepse mundet që nuk do të keni rezultatet e pritshme dhe të shpresuara. Pra, diskoteka ose pub-i është një ndihmë e mirë, nëse janë të gjitha rrethanat e sigurta që mund të realizohet.

Në të gjitha rastet, duhet të dini se jo çdo gjë që ndodh në këto lloj mbrëmjesh, mund të dalin më pas të drejta në mëngjesin që vijon. Për këtë arsye, është e drejtë të dini me saktësi, nëse ka baza të forta për të nisur një lidhje. Vetëm në këtë mënyrë, do të jesh i ose e bindur që nuk është vetëm alkooli që e shtyn drejt teje ose të shtyn drejt tij, por është vetëm një ndihmë e vogël për të ngrohur atmosferën.

Pasi thamë të gjitha këto, nuk duhet të bëni gjë tjetër, veçse të konsideroni të shkuarën tuaj dhe se si e ardhmja mund të shkojë. Kujtohuni që, në përgjithësi, femrat arrijnë të argëtohen me një djalë në diskotekë ose pub, vetëm nëse kanë një njohje të konsiderueshme me të, në të kundërt preferojnë shoqet, pa asnjë dyshim. Prandaj, nëse ka tërheqje mes jush, diskoteka ose pub-i do të jetë vetëm vendi që do t’i ndihmojë ndjenjat të shpërthejnë. Ndryshe kërko të rrish me këmbë në tokë dhe pretendo vetëm të argëtoheni e të shijoni verën e mirë, të kërceni e të kaloni darkën bukur.

*përkthyer nga artediseduzione.it

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: