Të gjithë me Ronaldon si "The Best", ja çfarë mendimi kanë disa nga legjendat e futbollit

Të gjithë me Ronaldon si "The Best", ja çfarë mendimi kanë disa nga legjendat e futbollit
Tashmë në “botën e futbollit” çmimi “The Best” është kryefjala mes diskutimeve. Në garën për çmimin si lojtari më i mirë i dhënë nga FIFA janë Cristiano Ronaldo, Lionel Messi si dhe Neymar.

Disa nga legjendat e futbollit si dhe futbollistë aktual kanë dhënë mendimin e tyre lidhur me fituesin.

Legjenda gjermane Lothar Matthaus, mendon se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, meriton të shpallet më i miri në botë për vitin 2017.

“Po flasim për tre lojtarë që bëjnë diferencën dhe gjithmonë dhurojnë spektakël. Nëse e fiton Messi, e meriton, nëse e fiton Ronaldo e meriton, nëse e fiton Nyemari e meritojnë – të tre janë të mrekullueshëm. Por, mendoj se Cristiano do ta fitojë këtë çmim, ai është favorit pasi ka fituar La Ligën me Realin si dhe Championsin, ku shkëlqeu në finale me dy gola”, shtoi Matthaus.

Bashkëlojtari i Ronaldon, Luka Modric ka zgjedhur si lojrain më të mirë për vitin 2017 shokun e tij të ekipit.

“Lojtar i shkëlqyer, njeri i jashtëzakonshëm dhe jemi shumë të lumtur që e kemi në skuadër. Momentalisht ai është më i miri në botë”, tha Modric për Ronaldon.

“U bëmë ekipi i parë në histori që mbrojtëm titullin në Champion, thjesht një vit magjik. Kurse tani e kemi nisur sezonin shumë mirë duke fituar Superkupën e Spanjës dhe Evropës, shpresoj që t’i përsërisim këto suksese”, shtoi Modric.

Gjithashtu edhe Lampard ka mbrojtur idene se çmimi “The Best” për lojtarin më të mirë në botë duhet të shkojë për Ronaldon.

“Messi, Ronaldo, Neymar janë tre lojtarë me të vërtetë të jashtëzakonshëm, por mendoj se Cristiano Ronaldo do të fitojë për shkak të vitit të mahnitshme me Real Madridin ku fitoi pothuajse gjithçka. Nuk i dihet, por për mua Ronaldo duhet ta fitojë”, tha Lampard.

Ndërkohë edhe Ronaldo fenomeni deklaroi se beson se Cristiano do ta fitojë këtë çmim.

“Po flasim për tre lojtarë të jashtëzakonshëm që bëjnë diferencën. Mendoj se çmimi “The Best” do të shkojë për Cristiano Ronaldon për atë që ka bërë me Real Madridin sezonin që lamë pas”, u shpreh braziliani.

Ndërkohë që edhe legjenda e Milan Andriy Shevchenko tha të njëjtën gjë për Ronaldon duke u shprehur se është portugezi që e meriton këtë çmim.

Messi e përfundoi sezonin 2016/17 me 54 gola në 52 ndeshje dhe fitoi Kupën e Mbretit, ndërsa Neymari shënoi 20 gola në 45 paraqitje, po ashtu fitoi Copa del Rey.

Ronaldo, që është favorit për çmimin “The Best”, shënoi 42 gola në 44 ndeshje dhe fitoi “Këpucën e Artë” të Championsit (Cristiano 12 gola, Messi 11), ndërsa triumfoi me Real Madridin në La Liga, Champions League, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës.

Edhe kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, përmendi emrin e Cristianos si fitues.

“Lojtari më i mirë në botë aktualisht është Cristiano Ronaldo. Ai e bën diferencën në çdo ndeshje”, tha fillimisht Bonucci.

“Në Cardiff, në finalen e Ligës së Kampionëve, ai tregoi se është i përcaktuar që të bëhet edhe më i mirë dhe të qëndrojë në maje”, shtoi mbrojtësi i Milanit.  /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: