Të shtënat me armë në Elbasan, identifikohet dhe arrestohet autori

Të shtënat me armë në Elbasan, identifikohet dhe arrestohet autori
Një 59-vjeçar është arrestuar si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur sot në Elbasan ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Në pranga është vënë M.Sh., 59 vjeç banues në Elbasan, i cili për motive të dobëta  është konfliktuar me A.B., 42 vjeç në Lagjen “Visarion Xhuvani” ditën e sotme ndërsa më pas  dyshohet të ketë qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës material dy gëzhoja armë zjarri pistoletë, model 54 kalibër 7.62 mm. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: