Ushtroi dhunë ndaj punonjëses dhe policëve, dërgohet me pranga në qeli biznesmeni

Ushtroi dhunë ndaj punonjëses dhe policëve, dërgohet me pranga në qeli biznesmeni
Një sipërmarrësi u arrestua ndërsa u kap në flagrancë duke ushtruar dhunë mbi një punonjëse dhe më pas patrullës së policisë që ndërhynë për ta shoqëruar.

Policia sqaron se patrulla e policisë ka shoqëruar, Ervin Muratin, pronar i një lokali ndërsa ai po dhunonte fizikisht punonjësen jashtë ambienteve të biznesit të tij.

Gjatë shoqërimit, autori ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke i goditur me grushte.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. M, 28 vjeç, banues në lagjen ‘11 Janari’ Fier.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë duke dhunuar (rrahur) në rrugë shtetasen N.Sh, 35 vjeçe, e punësuar në lokalin e tij në rrugën "Ramiz Aranitasi", Fier.

Gjatë ndërhyrjes nga punonjësit e policisë për të parandaluar dhunën ndaj punonjëses së tij, shtetasi Ervin Murati i ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke i goditur ata.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ‘Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, deklaron zyrtarisht policia./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: