Valbona Selimllari, njësoj pas 25 vitesh

Valbona Selimllari, njësoj pas 25 vitesh
U publikua kjo foto dhe të gjithë menduan se Bobi ka prerë sërish flokët e saj të bukur, sepse e vërteta është që ajo nuk ka asnjë ndryshim me dje. Kjo foto është shkrepur para 25 vitesh, por Valbona Selimllari sot është po ajo, që ka kaluar të 45-tat dhe është nënë e tre fëmijëve. Këto kanë qenë vitet kur Valbona ishte asistente e regjisores Vera Grabocka dhe, për disa kohë, atë e shikoje në stafin organizativ dhe enturazhin e Verës, veshur sport e me flokët të prera shkurt. Kjo foto është aq e natyrshme, lëkura pa grim e pastër, vetullat natyrale, sytë grimuar shumë pak me ngjyra toke, saqë të bën nostalgjike për ato vite kur nuk i fshiheshe dot shëmtisë dhe kur e bukura ishte e bukur. Ndoshta është kjo që ka bërë që Valbona Selimllari të jetë edhe sot, një nga femrat më të bukura shqiptare. Krahasimin? Bëjeni vetë!

Përpara 25 vitesh dhe sot

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: