Vlerat ushqyese të gështenjës

Vlerat ushqyese të gështenjës
Ka shumë arsye që ta hamë gështenjën,frutat aromatike me mbështjellës të fortë me ngjyrë kafe të errët janë burim i shkëlqyeshëm i mineraleve, vitaminave dhe fibrave, dhe përveç kësaj kanë me pak kalori dhe yndyra sesa frutat e tjera arrore.

Frutat arrore janë: arra, lajthia, bajamja dhe gështenja. Gështenja mund të jetë e pjekur, e zier, në formë të puresë,torta, ëmbëlsira dhe salcat ekzotike për ushqime me mish.

Përmban vitamina te grupit A, C dhe B dhe minerale te rëndësishme, si kaliumi dhe fosfori, ne sasi me te vogël, kalcium, magnez, sulfur, klor, hekur, bakër, dhe mangan, por nuk përmban shume natrium, rekomandohet ne dietën e te sëmurëve me çrregullime te veshkave dhe te gjakut.

Efektet

Lodhja: Gështenjat janë shumë të mira për ata që vuajnë nga lodhja sezonale, e shkaktuar nga gripi dhe ftohjet e rënda. Janë të dobishme për të kapërcyer lodhjen mendore, mungesën e përqendrimit dhe stresin e fortë.

Shtatzënia: Gështenjat përdoren edhe gjatë shtatzënisë, falë përmbajtjes së tyre me acid folik, edhe në rastin e ndonjë anemie.

Shëndetësi dhe kozmetikë: Gështenjat përdoren edhe për mjekim të reumatizmës,për uljen e ënjtjeve dhe infektimeve të ndryshme. Ato përdoren edhe në përbërjen e shumë preparateve kozmetike për lëkurën e flokëve dhe fytyrës, për shkak të efekteve të tyre qetësuese në organizëm./m.j/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: