Vodhi turisten polake, arrestohet 34 - vjeçari

Vodhi turisten polake, arrestohet 34 - vjeçari
Një 34 - vjeçar u prangos pasi ishte shpallur nw kërkim pwr vjedhjen e njw turisteje polake.

Policia sqaron se arrestoi Elton Baho, 34 vjeç, banues në Gjashtë të Sarandës, pasi në lagjen e  nr.1 të Sarandës i ka vjedhur  katwr ditw më parë aparatin celular  një shtetases polake.

“Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale 'Vjedhja', pasi më datë 08.10.2017 në lagjen Nr.1, në Sarandë dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular tip 'Samsung J5' shtetases Polake K.B, 47 vjeçe.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme”, deklroan zyrtarisht policia./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: