Xhafaj takon ambasadorët Lu dhe Vlahutin, njofton mbërritjen e FBI-së

Xhafaj takon ambasadorët Lu dhe Vlahutin, njofton mbërritjen e FBI-së
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deklaron se ka pritur më herët në një takim ambasadorët e akredituar në vendin tonë, të ShBA-së, Dnald Lu dhe të BE-së, Romana Vlahutitn.

Në një status në rrjetin social Xhafaj shkruan se ka takuar për konsultë ambasadorët Lu e Vlahutin, ndërsa njofton se BE dhe ShBA do të mbështesin nga ana teknike dhe financiare strategjinë e re të luftës kundër krimit të organizuar.

Ndërkohë Xhafaj njofton se shumë shpejt do të mbërrijnë në Shqipëri ekspertët e FBI-së të cilët do të vendosen në Ministrinë e Brendshme.

“Një lajm i shumë pritur nga Ambasadori Amerikan: Shumë shpejt mbërrijnë në Tiranë ekspertët e FBI që do vendosen në MB. Faleminderit SHBA!”, shkruan në rrjetin social ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj./l.k./

Shpërndajeni me miqtë tuaj: