Xhaka e Ajeti në formacionin e javës, Panucci pret ende përgjigje nga Albiani

Xhaka e Ajeti në formacionin e javës, Panucci pret ende përgjigje nga Albiani
Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti, njëri kuqezi dhe tjetri kandidat, shkëlqyen në fundjavë në Superligën zvicerane.

Të dy lojtarë të Basel, ata ishin protagonistë në fitoren 2-1 përballë Thun.

Taulant Xhaka, pas golit në Champions, shkëlqeu edhe në ligë. Po aq i rëndësishëm ishte edhe Albian Ajeti, vëllai i vogël i Arlind Ajetit, nga i cili Christian Panucci pret ende ndonjë sinjal pozitiv për t’iu bashkuar sulmit të Kombëtares shqiptare.

Ajeti në 61’ realizoi golin e dytë të ndeshjes për Basel, që rezultoi edhe goli i fitores.

Albian Ajeti para se të kthehet tej Basel, në radhët e të cilit ka shënuar dy gola, kishet shënuar 3 gola këtë sezon me  fanellën e St. Gallen. Në rast se ai si kombëtare do të zgjedhë Zvicrën, do të ketë dy ndarje mes vëllezërish, pas rastit Granit e Taulant Xhaka.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: